Lajmet e fundit

Mbrojtësi spanjoll, Roberto Lago, që luan për APOEL, ka thënë se është për t’u qeshur kur skuadra si Real Madrid dhe Barcelona ankohen për referim.
Skuadra e Lagos u ndesh me Real Madridin mbrëmë në Ligën e Kampionëve, dhe u mposht 3:0.
Njëri gol erdhi si pasojë e një penaltie të paqenë, ku referi Benoit Bastien e kishte vlerësuar se Lago kishte luajtur me dorë në 16-sh.
“Kur është veçse vështirë të marrësh diçka nga kjo ndeshje, imagjinoni po vështirë është kur japin një penalti kundër jush”, tha Lago pas ndeshjes.
“Është qesharake kur Real Madrid, Barcelona dhe skuadra të mëdha ankohen [për referim]".