Lajmet e fundit

Ju duket e pabesueshme por është e vërtetë, qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Qershitë mund të i hani me sasi të mëdha dhe të mos shtoni peshë, përkundrazi bënë të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Gjetjet shkencore të viteve të fundit kanë treguar disa veti kimike që përmbanë qershia si anthocyanins melatonin dhe kapacitetin për të absorvuar oksigjen në radikalet, që do të thotë se të mirat shëndetësore që na vijnë nga qershia janë shumë të mëdha. Qershitë janë të mira për konsum për një sërë arsyesh. Qershitë janë burim i Vitaminës C, Vitamina A, Perillyl, Ellagic, Acid dhe Melantonin.
Qershitë ndihmojnë në problemet e tretjes pasi ato kanë përmbajtje të lartë fijesh, qershia theksueshëm ndihmon në dhimbjet e muskujve dhe gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të urateve. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës dhe rrit sasinë e ujit në trupin tuaj e cila në afat të gjatë nxitë energjinë e një individi dhe shkallën e metabolizmit.
Qershitë ndihmojnë kujtesën, rrisin gjumin, ndihmon ata që vuajnë nga artriti, trajton kancerin, parandalon sëmundje të ndryshme e gjthashtu ndihmon në mosplakje.