Lajmet e fundit

Është shënuar sot në Mejë të Gjakovës, 27 prilli dita e të zhdukurve të Kosovës.
Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës së familjarëve të pagjeturve ka folur sot duke thënë se po bëhet pak për fatin e tyre, njofton Klan Kosova.
"Familjarët kërkojnë të dinë se çka është duke u bërë me më te dashurit e tyre".
"Neve të gjithëve na duket se pak po punohet për fatin e të pagjeturve , Serbia asgjë nuk ka bërë në mënyra të fshehtë , të gjitha krimet i ka bërë ashiqare e tash po thonë që se dinë ku i kanë lënë kufomat".
"Deri kur bashkësia ndërkombëtare do lejojë Serbinë të tallet me neve me familjarët e të pagjeturve, pse ende nuk është bërë lapidari për Mejën".
Qerkini ka thënë edhe disa fjalë për të pagjeturit.
"Çdo njeri që merret me këtë çeshtje kur han bukë le të mendojë një minutë çka do të thonë që 17 vjet mi kërku fëmijët tonë".