Lajmet e fundit

Bajram Qerkini, përfaqësues i Familjeve të të Pagjeturve të Kosovës ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore të Kosovës, nuk janë treguar aspak serioz në procesin e zbardhjes së fatit të të zhdukurve të luftës së fundit në vend.
“Bashkësia Ndërkombëtare nuk është aspak serioze ndaj këtij procesi, e as institucionet tona nuk janë serioze karshi presionit për gjetjen e të zhdukurve”, Bajram Qerkini, përfaqësues i Familjeve të të Zhdukurve në Komunën e Mitrovicës”, ka deklaruar Qerkini të enjten, me nisjen e gërmimeve në oborrin e xhamisë afër lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës, e cila u shkatërrua gjatë luftës së fundit, pasi që dyshohet se aty mund të ketë varrezë masive.
Ai po ashtu është shprehur se në Mitrovicë ka edhe të tjera vende të dyshuara për varreza massive të shqiptarëve që u vranë nga serbët.
“Edhe tetë lokacione në veri pritet që të kontrollohen për trupat e personave të zhdukura. Ato janë në axhendë, por gjithmonë varet nga EULEX-i se kur fillojnë gërmimet”,