Lajmet e fundit

Profesori i Fakultetit Juridik, Qerim Qerimi, është përzgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”. Qerimin e votuan gjashtë anëtarë të Këshillit Drejtues, derisa paraprakisht ai i kishte prezantuar pikat e programit të tij, ndër të cilat ka veçuar ndryshimin e plotësimin e statutit të UP-së.
Megjithatë, tashmë rektori, që është edhe anëtar i Komisionit të Venecias së Këshillit të Evriopës, pati program edhe për çështjet tjera.
Më të pafat se ish-gazetari, qenë katër kandidatët tjerë që u intervistuan, derisa një prej tyre,Ilir Tolaj, indirekt në planin e tij foli edhe për akuzat që i’u bënë për plagjiaturë.
Për këtë post garuan edhe But Deda, Ermir Rogova e Sefer Avdiaj.
Ndërkaq, Qerimi, në këtë post do të qëndrojë për mandatin e mbetur të ish-rektorit që u shkarkua, Naser Sahiti.