Lajmet e fundit

Qepa dhe hudhra, gjithmonë kanë qenë përbërës të thjeshtë në kuzhinë, por që i bëjnë shumë mirë shëndetit tonë.
Shkenca, vitet e fundit, ka vendosur të hulumtojë rreth vetive të qepës dhe ushqimeve të tjera, që janë pjesë e familjes së saj, siç është hudhra. Tani studiuesit kanë vendosur në relacion konsumimin e qepës dhe hudhrës me veprimin e tyre mbrojtës në stomak, duke iu referuar sëmundjeve të rënda, siç është kanceri.
Studimi është kryer nga Universiteti i Milanos dhe nga Instituti Farmakologjik “Mario Negri”. Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Molecular Nutrition & Food Research”.
Objektivi i këtij studimi ka qenë sigurimi i të dhënave të reja epidemologjike dhe mbledhja e provave në shoqata të ndryshme për konsumimin e qepës e të hudhrës dhe rrezikut të kancerit në stomak.
Studiuesit arritën në përfundim se konsumimi i lartë i ushqimeve të varieteteve Allium, të tilla si qepa dhe hudhra, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit në stomak.