Lajmet e fundit

Të dëshmosh në gjyq mund të jetë një proces shumë stresues.
Sidomos në vendet ku të pandehurit kanë të drejtë që të përballen me akuzuesit e dëshmitarët e tyre, e për këta të fundit takimi prapë me ta mund të jetë goxha frikësuese.
E për ta larguar stresin dhe frikën që mund të kenë dëshmitarët, Ellen O’Neil Stephens dhe Celeste Walsen, po besojnë që ka një zgjidhje, transmeton Klan Kosova.
Ata po mendojnë që për t’i ngushëlluar dëshmitarët, duhet të ketë qenë në sallën e gjyqit.
“Kur një person gjendet në gjyq përpallë abuzuesit të tij, atëherë ai ose ajo përjetojnë të njëjtat reagime fiziologjike sikurse në momentin kur ka ndodhur ngjarja”.
“Ky sistem për të dëshmuar para sulmuesit është shumë brutale, dhe shumë njerëz janë dëmtuar nga kjo praktikë”, është shprehur O’Neill.
Qentë të cilët i ngushllojnë dëshmitarët, duhet që të trajnohet në një proces dy vjeçar.
Tashmë janë 87 qenë që punojnë në 28 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.