Lajmet e fundit

Prova se nëse qentë mund ta nuhasin nëse dikush ka kancer ose jo deri tash ka rezultuar e sukseshme në spitalin “NHS” në Britaninë e Madhe.
Sipas këtij studimi, qentë e trajnuar arritën të dallojnë kancerin e prostatës përmes urinës në 93 % të rasteve.
Shpresohet se testimi me qenë mund të përdoret për të treguar pasaktësitë në antigjenin e testimit tradicional të prostatës e cila ka një koeficient tejet të lartë "pozitiv të rremë" dhe do të thotë që shumë njerëz duhet t'i nënshtrohet një biopsi të dhimbshme, transmeton Klan Kosova.
Urologu konsulent në spital, Iqbal Anjum tha se studimi është "një perspektivë tepër emocionuese"
"Gjatë viteve ka pasur shumë raportime anekdotike që sugjerojnë se qentë mund të jetë në gjendje për të zbuluar kancerin e bazuar në bazë të nuhatjes” vazhdoi ai.
"Supozohet se molekulat e paqëndrueshme të lidhura me tumor do të lirohen në urinën e personit duke bërë mostrat më të lehta për të mbledhur prova"
Mjekësia e zbulimit me qenë (Medical Detection Dogs) ishte themeluar në vitin 2008 nga doktoresha, Claire Guest e cila ka treguar se qeni i saj Daisy i ka terguar asaj se vuan nga kanceri i gjirit.