Lajmet e fundit

Një grumbull qenësh endacak janë parë pranë Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Këta qen po i rrezikojnë studentët, të cilët këto rrugë i përdorin për lëvizje, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, mbrënë nga qentë endacakë është sulmuar një grua në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Është raportuar se ajo ka pësuar lëndime të shumta nga kafshimet e qenve, derisa Sami Bajqinca, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë për Klan Kosovën se viktimës i është dhënë ndihma e parë, e më pas është dërguar në Infektivë.
Ndërkaq, pak ditë më parë u raportua edhe për sulmin nga qentë endancakë të drejtorit të Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni.