Lajmet e fundit

Prerja ilegale e pyjeve dhe qentë endacak janë dy probleme madhore me të cilat po përballet komuna e Ferizajt.
I pari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Reçica, gjatë një paraqitje publike ka thënë se është rritur dukshëm prerja ilegale e pyjeve, ndonëse komuna gjatë këtij viti ka dhënë leje për prerjen e 350 metrave kub dru, sasi kjo që po del e pamjaftueshme për qytetarët.
U bë e ditur se komuna e Ferizajt e ka një sasi të madhe të sipërfaqeve me pyje prej 16 mijë hektarëve, ndërsa gjatë këtij 9 mujori janë dhënë leje për prerjen e mbi 350 metrave kub dru.
Pos këtij problemi, në komunën e Ferizajt si shqetësues mbetet edhe problemi i qeneve endacak, shtimi i numrit të tyre është bërë problem për shumë lagje të komunës.
U tha se së paku 4-5 kërkesa po vijnë në ditë nga qytetarët që të bëhet diçka për këtë problem, por aktualisht zyrtarët komunal e pranojnë se janë të pafuqishëm për të bërë diçka më shumë, transmeton Klan Kosova.