Lajmet e fundit

Një familje nga Florida ishin befasuar kur kishin kuptuar se qeni i tyre i racës Boston Terrier tyre ishte gjallë dhe mirë pasi ishte zhdukur për shtatë vite.
"Unë kurrë nuk mendova se do ta shoh qenin tim përsëri" tha 19 vjeçarja Celina Papas.
Qeni që quhet Lola u zhduk pasi kishte gërmuar një vrimë nën gardh dhe kishte ikur.
Familja e kishte kërkuar qenin për disa muaj, por pa sukses.
Vite më vonë, Linda Gall që kishte marrë nën përkujdesje qenin e kishte kuptuar se qeni kishte një mikroçip kur e kishte dërguar te veterinari.
Pas hulumtimit të këtij mikroçipi, Gall e kishte kuptuar se qeni i përkiste familjes Papas.
“Ju keni pasur një Terrier Boston, emri i saj është Lola dhe unë e kam qenin tuaj” më tha Linda përmes telefonit, shprehet pronarja e qenit.
“Unë u habita, dhe nuk po arrija ta kuptoja. Vetëm i thoja se kjo kishte ndodhur vite më parë…po vazhdoja të mos besoja” vazhdon ajo. G
all e cila e gjeti qenin tha se nuk hezitoi për të kontaktuar pronarët origjinal sa më shpejt pasi ajo e kuptoi kush ishin ata, transmetoi Klan Kosova.“
Ndërsa, ish pronarët thanë se ndonëse kanë kaluar 7 vite, ata do ta vazhdojnë miqësinë me qenin Lola aty ku e lanë.