Lajmet e fundit

Qeni Ricochet ka sërfuar me 17 vjeçaren, Savannah dhe 19 vjeçaren, Bellamy Arterburn në Denver të Kolorados.
E veçanta është se të dyja vajzat vuajnë nga sëmundja e njejtë terminale që është një çrregullim i muskujve nervor me efekte të mëdha negative që nuk ka asnjë trajtim apo shërim.
Ricochet është një qen që surfon me njerëz me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta, luftëtarë të plagosur dhe veteran.
Duke notuar dhe sërfuar me qenin, vajzat u shprehën se kanë realizuar një ëndërr.
Por, për shkak të të gjitha vështirësive kjo familje ka duruar, ata nuk mund të përballonin një udhëtim në San Diego, transmeton Klan Kosova.
Andaj mbajtësi i Ricochet, Dave doli me idenë për të grumbulluar fonde që vajzat të vijnë në San Diego.
Brenda 24 orëve i gjithë udhëtimi është financuar.
Fansat e qenit Ricochet nëpër rrjete sociale dërguan donacione të ndryhsme për të mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit të vajzave që të plotësojnë dëshirën e tyre.