Një qen i cili mezi ka ecur për shkak të leshit të tij, tani është transformuar.
Simon u dërgua në një klinikë të veterinarisë për të hequr leshin e gjatë që mbajti me veti për vite të tëra.
Para dhe pas pamjeve të transformimit të cilat janë shpërndarë në TikTok, ai ka grumbulluar më shumë se 30.5 milionë shikime, transmeton Klan Kosova.

U deshën që dy anëtarë të stafit të kalojnë mbi dy orë duke hequr leshin e trash dhe për ta gërryer më pas nga trupi i tij.
“Simon ka disa shqetësime të vogla mjekësore, duke përfshirë thatësinë kronike të syve”, u tha nga stafi.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.