Lajmet e fundit

Lezime K. 52 vjeçare dhe djali i saj 27, nga Kosova por me qëndrim në Hanover të Gjermanisë, janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.
Supozohet se vdekja e tyre është shkaktuar nga qeni që po mbanin për tetë vjet.
Mediat gjermane raportojnë se vajza 25 vjeçare e Lezime K. kishte filluar të brengosej të martën në mbrëmje, pasi nuk po arrinte t`i merrte në telefon nënën dhe vëllanë e saj, ndaj kishte shkuar te apartamenti i tyre, ku në tokë kishte parë trupin e vëllait të saj të shtrirë, e më pas edhe të së ëmës.
Ajo menjëherë i kishte kontaktuar autoritetet, të cilët sipas gjendjes së hetimit, supozojmë se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve, raporton albinfo.ch, transmeton Klan Kosova.