Për shkak të thyerjeve të rregullave themelore të formatit të Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha sonte përballet me rrezikun për t’u eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Vëllai i Madh, përmes një kumtimi për banorin, ia ceku një nga një të gjitha rregullat që banori ka thyer, si dhe sjelljet e papërshtatshme që ka bërë ai brenda shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.
“Labinot Rexha, gjatë kësaj kohe ke shkelur rëndë dhe në mënyrë të përsëritur rregullat themelore të këtij formati. Ke kaluar çdo kufi. Ke nxitur përçarje me deklaratat lidhur me çështjet fetare duke krijuar ndasi dhe tension të rrezikshëm mes banorëve. Ke përdori informacione nga jashtë, duke i tradhtuar rregullat bazë të këtij formati dhe duke tentuar të deformosh barazinë e garës. Ke ofenduar, ke degraduar dhe ke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Elijonës dhe Benitës, sjellja jote ka përfshirë agresivitet verbal, përndjekje të pandërprera dhe mallkime. Ke përfshirë në mënyrë të papranueshme familjarët e të tjerëve. Familja është jashtë kësaj loje, ajo nuk preket. Big Brother nuk është arenë frikësimi, nuk është hapësirë për dhunë. Për shkak të shkeljeve të rënda, fati yt nuk do vendoset më nga unë. Gjithçka mbetet në dorën e publikut. Që nga ky moment hapet televotimi për ty. Publiku do të vendos nëse aventura do të vazhdojë apo do të përfundojë”, tha Vëllai i Madh.
https://www.youtube.com/watch?v=m-KK28NwWTg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.