Lajmet e fundit

Në seancën e 23 prillit 2014, shumica e deputetëve ishin pro formimit të Gjykatës Speciale, përfshirë këtu edhe deputetët e AAK-së. Por, tani një vit pas ata kanë ndërruar qëndrim.
Donika Kadaj Bujupi thotë se kjo po ndodhë pasi ata nuk e kanë pasur të qartë natyrën e kësaj gjykate dhe e kanë menduar si një dhomë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
Qëndrim konsistent për këtë gjykatë ka pasur Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i saj, Glauk Konjufca thotë se do të votojnë kundër sepse ajo rrudhë sovranitetin e Kosovës.
Ndërsa, Adem Grabovci nga PDK thotë se kjo situtatë ka ardhur në këtë pikë pas shpërbërjes së kuvendit vitin e shkuar.
Storie e gazetarit Florent Zeqaj.