Lajmet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, d. Basri Sejdiu, ka pritur në takim pune profesor Gert- Jan Kaspers nga Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, bashkë me stafin tjetër mbështetës, i cili shoqërohej nga kryesuesja e fondacionit Care For Kosova Kids ( CFKK) znj. Anke Gerrits dhe përfaqësueset e tjera të fondacionit nga Holanda dhe Kosova.
Në takim është biseduar në lidhje me mundësitë e përkrahjes që ka profesor Kaspers dhe ekipi mjekësor nga Holanda për Repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike në QKUK, me theks të veçantë për edukimin e stafit mjekësor dhe ndihma të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët që janë të diagnostikuar me sëmundje hemato-onkologjike.
Sejdiu, u shpjegoi mysafirëve gjendjen aktuale dhe shërbimet që ofrohen në këtë repart ku falë edhe donatorëve të ndryshëm, por edhe investimeve nga buxheti është arritur që ky repart të ketë mjekë dhe stafin tjetër shëndetësorë që kryejnë shërbime për këta fëmijë.
Kaspers tha se Qendra për onkologji Pediatrike “Princess Maxima “ në Holandë, bashkë me Fondacionin Care for Kosovo Kids, kanë mundësi të mbështesin stafin shëndetësorë ne edukim dhe subspecializim në mënyrë që pas trajnimit ato njohur t’i aplikojnë tek fëmijët e Kosovës.
Poashtu, ai tha se do të shikojnë edhe format e tjera të ndihmesës në mënyrë që shërbimi për fëmijët e diagnostikuar të jetë sa më i kompletuar, transmeton Klan Kosova.