Qendra e destinuar për artin në Ferizaj, e ndërtuar para disa vitesh, ende nuk është funksionalizuar, pavarësisht se objekti është i përfunduar dhe i gatshëm për përdorim.
E projektuar si një hapësirë ku artistët, të rinjtë dhe vullnetarët mund të mblidhen për planifikime dhe aktivitete, kjo qendër mbetet e papërdorur për shkak të mungesës së mbështetjes financiare, njofton Klankosova.tv.
Investimi për ndërtimin e qendrës u realizua në bashkëpunim mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës, por mungesa e fondeve nga kjo e fundit ka bërë që objekti të mos shfrytëzohet asnjëherë.
[caption id="attachment_2486671" align="alignnone" width="425"]

Objekti mbrapa i ndërtuar por i pa shfrytëzuar[/caption]
Ndiqeni kroniken e plotë, të përgatitur nga gazetarja Qliresa Hasani, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:
https://youtu.be/DQWSJee_4Fc
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.