Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan ka nisur zbatimin e Planit Operative "Koronavirus".
Ky plan realizohet me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga Pandemia “Covid-19”.
Me këtë rast të burgosurat e kësaj Qendre Korrektuese kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.
"Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostostos së prodhuar, këto maska kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë " njofton Qendra Korrektuse për Femra në Lipjan përcjell Klan Kosova.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë ".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.