Lajmet e fundit

Drejtoresha e qendrës “Hadër”, Resmije Krasniqi, këtë të mërkurë, bashkë me nëntë personat të cilët qëndrojnë në qendrën e saj shkuan në zyrën e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, njofton Klan Kosova.
Ata shprehën pakënaqësinë me ndihmat e pakta që marrin nga ky institucion.
Në thirrjen e fundit që ka bërë komuna e Prizrenit për subvencione këtë vit, qendra Hadër ka fituar 2 mijë euro para kesh.
Por në Drejtorinë e Punës e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit thonë se vlera e ndihmës që i dhanë kësaj organizate që strehon persona me nevoja të veçanta, është më e madhe.
Kronikë nga Blerta Ahmeti