Lajmet e fundit

Në kuadër të shënimeve të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe Ditës së Mësuesit, shkolla e mesme profesionale në Malishevë, u emërtua me emrin e dëshmorit të kombit Kujtim Krasniqi, ndërsa u zbulua edhe busti i dëshmorit, në oborrin e kësaj shkolle profesionale.
Zbulimin e bustit, e bënë nëna e dëshmorit, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e dëshmorit Kujtim Krasniqi.
Paraprakisht, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, është mbajtur një akademi, kushtuar dëshmorit të kombit Kujtim Krasniqi, ku u vlerësua lartë jeta dhe vepra e dëshmorit, heroizmi i tij, deri në momentin e rënies në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë, transmeton Klan Kosova.