Lajmet e fundit

Në Tiranë mbahet takimi ndërministror Kosovë-Shqipëri për mësimin shqip në Diasporë. Kjo paraqet takimin tjetër të punës mes dy ministrive të Diasporës dhe dy ministrive të Arsimit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që është vazhdimësi e procesit të implementimit të marrëveshjes për mësimin shqip në Diasporë.
Në tryezë ishin prezentë ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi; ajo a e Arsimit, të Shqipërisë, Lindita Nikolla; ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, dhe zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Heset Sahiti.
Gjatë takimit, tre ministrat u informuan për procesin e deritashëm, fazat e implementimit të marrëveshjes, si dhe për hapat e mëtutjeshëm.
Nikolla, Gashi dhe Majko - u dakorduan të themelohet Këshilli i përbashkët për implementimin e marrëveshjes.
Ky i fundit ka marrë vendimin për ngritjen e qendrës arsimore në Diasporë, me seli në Prishtinë, e cila do të jetë në funksion të implementimit të detajeve teknike të marrëveshjes.
“