Lajmet e fundit

Everton është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të Saint-Etienne, Leo Lacroix, sipas Sport Witness.
Lacroix është aktualisht i huazuar te gjiganti zviceran, Basel.
26 vjeçari ka impresionuar sa ishte në huazim te ky ekip, posaçërisht në Ligën e Kampionëve në takimin ndaj Manchester City-t.
Raportohet se Everton është i gatshëm që t’i paguajë shtatë milionë funte për të.
Mësohet po ashtu se ai është i interesuar që të kalojë në Premier Ligë.