Klubi i njohur zviceran Young Boys, ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit Luan Lleshi, i cili aktualisht luan për Llapin.
20-vjeçari, pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, konsiderohet si një talent premtues dhe është futur në radarët e klubit zviceran, i cili po planifikon përforcime për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të Telegrafi, një transferim drejt Zvicrës gjatë verës mbetet një mundësi reale.
Lleshi iu bashkua Llapit në fillim të këtij sezoni dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Megjithatë, pavarësisht këtij angazhimi afatgjatë, interesimi nga jashtë dhe mundësia për të bërë hapin e radhës në karrierë mund të ndikojnë në një largim të hershëm, shkruan gazeta e njohur gjermane
Kicker.de transmeton Klankosova.tv.
Një kalim te Young Boys do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm për zhvillimin e tij profesional, ndërsa për klubin zviceran do të ishte një përforcim i vlefshëm në repartin e mbrojtjes.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje konkrete.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.