Lajmet e fundit

Një efektiv i policisë rrugore me inicialet G.B është goditur sot në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Pas këtij akti është bërë arrestimi i menjëhershëm në flagrancë i 27-vjeçarit, Emiliano Mrishaj, banues në Shkodër.
Mësohet se ky i fundit qëlloi me grushte për shkak të detyrës efektivin 35-vjeçar, që mban detyrën e Specialistit të menaxhimit të trafikut urban pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shekulli.