Lajmet e fundit
Eksperti i çështjes së sigurisë në Kosovë, Florian Qehaja, ka reaguar në Facebook pas ngjarjeve në Paris. Qehaja është shprehur se Kosova nuk është imune në këtë pasiguri.
Pas ngjarjeve të natës së mbrëmshme në Paris, ku për shkak të sulmeve terroriste humbën jetën dhjetra persona, ka reaguar edhe eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Florian Qehaja.
Qehaja i ka këshilluar organet kompetente në Kosovë që të ndërmarrin masat e sigurisë sepse siç shprehet ai “armiku është kudo”, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund lexoni shkrimin e plotë në Facebook të Qehajës.
"A ka ndonjë lëvizje prej Qeverise përtej deklaratave qe dënojnë sulmin terrorist ne France? Ne raste te tilla, te gjitha shtetet ndërmarrin masa, ngrisin shkallen e gatishmërisë parandaluese e vepruese dhe fusin ne levizje gjithë mekanizmat. Gjendja e sigurisë do te duhej te diskutohej ne Keshillin e Sigurisë. Mos te pritet me na tregu tjerët si te veprojmë mirëpo te qasemi si shtet. Kosova nuk përben perjashtim ne krejt këtë pasiguri sepse rrezikshmëria është asimetrike. Armiku është kudo" (sic), ka shkruar Qehaja.