Lajmet e fundit

Kur jemi në pushime, kemi dëshirë që gjithçka ta kemi në mënyrën e përkryer, përfshirë edhe shërbimin e dhomës në hotelin ku jemi.
Por ka raste që shërbimi mund të vonohet dhe ushqimi ynë të ftohet, dhe kjo gjë e prish tërë kënaqësinë që mund ta marrim në pushime.
Për fat të mirë, janë disa këshilla që na i tregon Jason Atherton, kuzhinieri britanik në mënyrë që porosia të vijë sa më shpejtë dhe ushqimin ta kemi të ngohtë.
Atherton, i cili u trajnua nga kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay, zbuloi se ai kërkon një gjë të veçantë kur ka porosi për shërbimin në dhomë ,duke siguruar që porosia të dorëzohet para tjerave .
Ai mes tjerash shpjegon një përvojë personale, duke treguar se nëse ai do të porosiste një shërbim dhome, ai do ta preferonte që ushqimi i tij mos të mbështillet me kuti, por të lihet në një tavolinë me diçka përmbi, sepse nëse mbështillet me një kuti, ushqimi mund të bëhet i lagësht dhe më pas nuk mund të presim deri sa ftohet.
Sipas kuzhinierit britanik, logjika është shumë e thjeshtë. Nëse në një hotel të madh kemi 20 porosi menjëherë, do të ulet ndjeshëm koha e dorëzimit.