Lajmet e fundit

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar. Ata ndajnë një marrëdhënie shumë të bukur me njëri-tjetrin dhe fryt i dashurisë së tyre është edhe Joeli i vogël.
Duke qenë se Ermali ka një natyrë karizmatike shpesh bën humor me postimet e tij në rrjete sociale edhe kur pjesë e tyre është Ami. Njësoj ka bërë edhe sot, teksa ka postuar një fotografi ku Ami i jep makinës dhe Ermali është në vendin e pasagjerit. “Ça t’bësh, me shofer personal,” – ka shkruar ai, ndërkohë që ndjekësit kanë nisur menjëherë të qeshin me këtë batutë të tij. Pra, Ami nuk është vetëm bashkëshorte dhe bashkëpronare në biznesin e tyre, por edhe shofere tashmë./Blitz.al