Lajmet e fundit

Një qafore e re e dizajnuar për njerëzit që vuajnë nga sëmundja neurone motorike, po bën një ndryshim thelbësor në cilësinë e jetës së tyre.
Këtë e ka bërë të ditur një pacient britanik, i cili ka përdorur këtë pajisje pas nevojës së tij për tu trajtuar, njofton Klan Kosova.
Ndërsa mjeku britanik Brian Dickie, drejtor i zhvillimit të kërkimit shkencor, tha se kjo pajisje është "e preferuar nga shumica e njerëzve që e kanë provuar".
Sëmundja e neuroneve motorike, është sëmundje që prek nervat (neuronet motorike) në tru si dhe në palcën kurrizore.
Kjo sëmundje po ashtu i lë njerëzit në një gjendje të paaftë për të mbështetur kokën.
Pacienti Philip Brindle tha se qaforja e dizajnuar në Sheffield, ka krijuar mundësi që ai se kishte menduar që do t’i kishte ndonjëherë.
Sëmundja e neuroneve motorike ndikon deri në 5.000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, njofton Klan Kosova.