Lajmet e fundit
Drejtuesit e klubit bashkë me stafin e trajnerëve ende nuk kanë vendosur se çka do të bëjnë me talentin e ri.

“Çka do të bëjmë me djaloshin?” Kjo është një nga pyetjet më të mëdha në ambientet e Santiago Bernabeut ditëve të fundit.
Disa mendojnë se Asensio duhet huazuar në mënyrë që të formohet si futbollist, ndërsa të tjerët se Marco është i gatshëm për të marrë përgjegjësitë.
Rafa Benitez do të ketë fjalën e fundit, gjithmonë nëse ajo është në të njejtën linjë me mendimin e presidentit, Florentino Perez. Eksperimentet e trajnerit me Asension në para-sezon kanë prodhuar rezultate të shkëlqyera, por ndoshta më logjik do të ishte huazimi i tij për një sezon.
Ata që përkrahin mbajtjen e Asensios, këtë e arsyetojnë me faktin se ai është lojtar unik dhe me ndikim në ndeshje; që mund të vendosë ndeshjen në momente të caktuar. Me fjalë tjera, ai duhet mbajtur si as nën mëngë. Por, të tjerët besojnë se ai është ende i ri për të qenë në listën e ‘Los Blancos’ këtë vit.
Paraqitjen e parë para fansave në Santiago Bernabeu, Asensio do ta ketë më 18 gusht, në kuadër të Trofeut Bernabeu, që mund të jetë një përforcuesh mendimesh, pro ose kundër qëndrimit të tij në tempullin madrilen.