Lajmet e fundit

Rusia duhet të fuqizojë ushtrinë për të përballuar sulmet pranë kufijve të saj.
Ishte kjo deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, në një kohë tensionesh me Perëndimin për shkak të krizës në Ukrainë.
Lideri rus tha të enjten se “një ushtri e fuqishme, e pajisur me armë moderne, është garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial të Rusisë”.
Duke folur në një takim me të diplomuar në akademitë ushtarake në vend, Putin u zotua se do të vijojë modernizimin e ushtrisë, e cila do të përfshijë edhe blerjen e një numri të madh armësh.
Putin planifikon të shpenzojnë 22 trilionë rubla (mbi 400 miliardë dollarë) deri në vitin 2020, për anijet luftarake, qindra avionë të rinj, nëndetëse dhe mijëra tanke.
Popullariteti i Putinit është shtuar së fundmi, duke arritur nivelet më të larta gjatë sundimit të tij, pavarësisht rënies së dukshme ekonomike.