Lajmet e fundit

Vladimir Putin i ka dërguar një telegram Trumpit për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Presidenti rus, shpreson për punën e përbashkët për të përmirësuar marrëdhëniet amerikano-ruse, raportojnë mediet ruse, transmeton Klan Kosova.
“Putini shpreson për punë të përbashkët në përmirësimin e marrëdhënieve ruse-amerikane nga periudha e krizës dhe së bashku të adresojnë problemet të ndryshme ndërkombëtare dhe të gjejnë përgjigje efektive ndaj sfidave që kërcënojnë sigurinë globale”, thuhej në telegram.