Lajmet e fundit

Vladimir Putin ka takuar sot në Moskë liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Dodik, një nga politikanët kryesorë në Bosnje-Hercegovinë, vazhdoi me vizitën pavarësisht kritikave të forta nga BE-ja.
Ende nuk dihet përmbajtja e takimit, por është spekuluar se ata do të diskutojnë çmimet dhe tubacionet e gazit gjatë kohës së Dodik në Kremlin.
Bosnja e ndarë etnikisht nuk ka një pikëpamje të unifikuar për politikën e jashtme, me Dodik që mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Putinin, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv
Republika e tij Serbe është një rajon që përbën Bosnjën së bashku me Federatën autonome Boshnjako-kroate - e lidhur nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore.
Dodik u sanksionua për lidhjet e tij me Rusinë nga ShBA-ja në vitin 2022.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.