Lajmet e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin të hënën ka inauguruar një një urë masive hekurudhore për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Putin hipi në një tren udhëtarësh për hapjen e urës 19 kilometra, e cila është më e gjata në Europë, njofton Klan Kosova.
Projekti 3.6 miliardë dollarë ka për qëllim të forcojë lidhjet midis Rusisë dhe Krimesë duke rritur transportin e mallrave dhe duke inkurajuar fluksin e turistëve.
Putini uroi punëtorët e ndërtimit për përfundimin e urës, duke thënë se "kjo ka dëshmuar aftësinë tonë për të kryer projekte të mëdha në infrastrukturë."
Ai tha se 14 milionë pasagjerë dhe rreth 13 milion ton ngarkesë pritet të lëvizin përgjatë urës vitin e ardhshëm.
Rusia aneksoi Krimesë në mars të vitit 2014 me arsyetimin se banorët e gadishullit votuan të bashkohen me Rusinë. Për këtë është përballur me një censurim të gjerë ndërkombëtar, përfshirë sanksione amerikane dhe të BE-së ndaj Rusisë.