Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që përjashton disa kategori studentësh nga mobilizimi ushtarak.
Duke folur në një takim virtual me mësuesit, Putin tha se përjashtimi lidhet me studentët që për herë të parë studiojnë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, si dhe disa lloje të studentëve, si ata në fushën e shkencës.
Qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Kremlini njoftoi fillimin e "mobilizimit të pjesshëm", dy javë më parë, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.