Lajmet e fundit

Rusia ka filluar ditën e zisë për ata që vdiqën në aeroplanin e Ministrisë së Mbrojtjes, që u rrëzua në Detin e Zi, ku humbën jetën 92 njerëz.
Vendimin për ditë zie e ka marrë Presidenti Vladimir Putin, dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave e po ashtu, ka urdhëruar kryeministrin Dmitry Medvedev, që të qëndrojë në krye të komisionit shtetëror për të hetuar rënien e avionit.
Medvedev ka thënë se Rusia do të hetojë me kujdes të gjitha rrethanat e këtij aksidenti ajror.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur eshtrat e avionit në detin e zi, rreth 1.5 kilometra larg bregut, në një thellësi prej 50-të deri në 70-të metra. Avioni u zhduk nga radari 40 minuta para se të arrinte në Moskë.