Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk janë duke provuar për ta ndarë Bashkimin Evropian.
Ky deklarim i tij vjen para se ta zhvillojë vizitën në Austri – të parën në vend perëndimor për afro brenda një viti.
Putin duke folur për mediumin austriak ORF, ka thënë se ai dëshiron një BE të bashkuar dhe prosperuese, duke e quajtur këtë bashkësi si partnerin më të rëndësishëm komercial dhe ekonomik, përcjell Klan Kosova.
Presidenti rus gjithashtu ka hedhur poshtë raportimet e lidhjes në mes të partisë së tij Rusia e Bashkuar dhe asaj austriake të krahut të djathtë, Partisë së Lirisë.
“Ka shumë probleme në zemër të BE-së, rreziku dhe problemet janë edhe për ne”, ka thënë Putin.
“Ne duhet që të ndërtojmë bashkëpunim me BE-në. Nuk e kemi synim të ndajmë diçka ose dikë brenda BE-së”.