Vladimir Putin ka thënë se ai nuk ka ditë të këqija pasi nuk është grua, dhe se s’do të bënte dush pranë një homoseksuali, sepse nuk do të donte ta provokonte atë.
Këto deklarime Putin i ka bërë në një dokumentar të filmbërësit Oliver Stone, njofton Klan Kosova.
Stone ka bërë disa intervista me Putinin, me tema të ndryshme; prej pikëpamjeve të tij gjeostrategjike e deri tek biseda për jetën e dashurinë.
Kur Stone e pyet presidentin rus gjatë një ecje të tyre në Kremlin, se a ka ndonjëherë ditë të këqija, Putin tha se duke qenë burrë s’ka pse brengoset për këtë (duke aluduar në ciklin biologjik të femrave).
“Nuk jam femër, pra s’kam ditë të këqija. S’po e them për ta ofenduar dikë. Por, kjo thjeshtë është natyra e gjërave”, i ka thënë Putin regjisorit, njofton Bloomberg News, të cilët kanë parë një pjesë të dokumentarit ende të papublikuar, njofton Klan Kosova.
Putin po ashtu, ka thënë në këto intervista se s’ka persekutim të homoseksualëve në Rusi, përkundër një ligji “kundër propagandimit për homoseksualët”, dhe raportimeve të fundit për përndjekje të homoseksualëve.
Por, i pyetur nëse do të ndjehej rehat të bënte dush pranë një homoseksuali ai tha; “jo”.
“Do preferoja që të mos bëja dush afër një homoseksuali. Përse ta provokoj? Por, siç ju e din, unë jam xhudist”, tha Putin duke qeshur.
klankosova.tv