Lajmet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kombëtarja ruse do të luftojë deri në fund në Kampionat Botëror, ndonëse nuk kanë arritur rezultate të mira kohëve të fundit.
Rusia është nikoqire e këtij Botërori, por nuk llogaritet si një nga kombëtaret favorite për ta fituar trofeun e çmuar.
“Ekipi ynë nuk ka arritur rezultate të mëdha kohëve të fundit”, ka thënë Putin.
“Ne presim shumë – të gjithë fansat dhe dashamirët e futbollit në Rusi – presim që ekipi të luftojë me dinjitet, që për ta të shfaqin futboll interesant, bashkëkohor dhe të luftojnë deri në fund”.
Rusia rangohet e 70-ta në FIFA, tre vende prapa Arabisë Saudite, me të cilën do të përballen në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.