Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se rundi i tretë i bisedimeve mes palës ruse dhe asaj ukrainase do të mbahet këtë vikend.
Teksa po vazhdojnë luftimet, rundi i dytë i bisedimeve nuk solli rezultate mes palës ukrainase dhe asaj ruse, por, megjithatë, gjatë atij rundi, palët u dakorduan për krijimin e korridoreve humanitare për civilët.
Kujtojmë se pala ukrainase, pas rundit të dytë, ka thënë se nuk u arritën rezultatet që i duhen Ukrainës.