Presidenti rus, Vladimir Putin, nëpërmjet një letre të Vitit të Ri, dërguar homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se Moska është e hapur për të vazhduar dialogun.
Në fund të muajit nëntorit, Trump ka anuluar një takim të planifikuar me Putinin gjatë samitit G20 i cili u mbajt në Argjentinë, për shkak të tensioneve pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj anijeve të marinës ukrainase dhe pastaj bllokuan ato, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Vladimir Putin ka theksuar se marrëdhëniet Rusi-ShBA janë faktori më i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai ka konfirmuar se Rusia është e hapur për dialog me SHBA-në, në agjendën më të gjerë të mundshme”.
Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është cituar duke thënë se tani janë Shtetet e Bashkuara ato që vendosin nëse duan apo jo ta mbajnë një takim midis dy vendeve në vitin 2019.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.