Lajmet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Rusi, transmeton Klan Kosova.
"Jo vetëm që nuk kam vendosur nëse do të kandidoj kundër dikujt, ende nuk kam vendosur nëse edhe do të kandidoj", ka thënë Putin gjatë një konference ndërkombëtare në Moskë.
Putin, nuk e ka përmendur fare Aleksei Nacalny-n, politikanin opozitar i burgosur nga Kremlini dhe i cili synon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Rusi.