Lajmet e fundit

Viti që tani po përfundon, e ka konfirmuar partneritetin strategjik të Rusisë dhe Serbisë, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin, në një letër të cilën ia ka dërguar Presidentit serb Tomislav Nikoliq të Martën, përmes Ambasaderit të Rusisë në Beograd, Alexander Chepurin.
“Dialogu politik ka pasur zhvillime dhe kemi arritur marrëveshje që kanë hapur mundësitë për implementimin e projekteve bilaterale që stimulojnë interesin e përbashkët”, thuhet në këtë letër të Putinit drejtuar Nikoliqit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Chepurin i ka thënë Nikoliqit, se zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale në mes Serbisë e Rusisë, është shumë e rëndësishme për shtetin rus.
Ndërsa Nikoliqi ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen që Rusia i ka dhënë Serbisë dhe Republikës Srpska.