Lajmet e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Tayyip Erdogan, po punojnë që të organizojnë një seri bisedimesh për paqe në Siri, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara e as Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Putin e ka bërë të qartë se iniciativa është vetëm e Moskës dhe e Turqisë dhe nëse bisedimet për paqe zhvillohen, do të jenë të veçuara nga ato që OKB-ja ka zhvilluar në Gjenevë.
“Hapi ynë i ardhshëm është që të arrijmë një marrëveshje për armëpushim në të gjithë Sirinë”, ka thënë Putin në Tokyo.