Lajmet e fundit

Shefi i Shërbimit Federativ të Taksave në Rusi, Mikhail Mishustin, është emëruar për kryeministër të Rusisë, nga presidenti i atjeshëm, Vladimir Putin.
Ky emërim erdhi pak orë pas dorëheqjes së Dmitry Medvedev nga pozita e kryeministrit, transmeton Klan Kosova.
Dorëheqja e qeverisë Medvedev erdhi pas fjalimit të pas fjalimit të përvitshëm të Putinit të mërkurën.
Gjatë fjalës së tij, udhëheqësi rus propozoi ndryshimin e kushtetutës për të rritur kompetencat e kryeministrave dhe anëtarëve të kabinetit.
Mediat e atjeshme raportuan se Putin e ka dërguar kandidaturën e Mishustinit në parlament për miratim, shkruan Euronews.
Agjencitë e lajmeve ruse thanë që Putin e falënderoi Medvedev për shërbimin e tij, por tha se kabineti i kryeministrit nuk arriti të përmbushë të gjitha objektivat e përcaktuara për të, njofton Klan Kosova.
Mediat ruse thanë që Putin planifikon ta emërojë Medvedevin si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.
Medvedev, një bashkëpunëtor i ngushtë për një kohë të gjatë i Putinit, ka shërbyer si kryeministër i Rusisë që nga viti 2012.