Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dënuar ashpër rrëzimin e avionit rus në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
Ai e ka përshkruar këtë si “një thikë pas shpinë” e kryer nga “ bashkëpunëtorët e terroristëve”.
Turqia ka thënë se e ka goditur avionin pasi është paralajmëruar për shkeljen e hapësirës ajrore turke. Por Moska thotë se ajo kurrë nuk është larguar nga hapësira ajrore siriane, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
NATO ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me kërkesën e Turqisë për të diskutuar lidhur me incidentin.