Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Greqi këtë javë dhe kjo konsiderohet si vizita e tij e parë zyrtare në Bashkimin Evropian që prej afro një vit.
Kremlini ka thënë se Putin do të takojë presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij më 27 dhe 28 maj.
Putin, vendi i të cilit është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të krizës në Ukrainë, për herë të fundit ka qenë në një vend të BE-së në muajin qershor, kur ka vizituar Italinë.