Lajmet e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin më 18 gusht në Berlin, duke realizuar takimin e dytë mes dy liderëve në vetëm tre muaj.
Në agjendë të takimeve pritet të përfshihen konfliktet në Siri e Ukrainë si dhe çështjet e energjisë, ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Steffen Seibert.
Moska dhe Berlini janë pjesë e planit kontravers të ndërtimit të gazsjellësit, që do të dyfishonte sasinë e gazit natyror të dërguar nga Rusia në Evropën Perëndimore.
Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera kundërshtojnë këtë projekt.
Merkel dhe Putin janë takuar herën e kaluar në Soçi në muajin maj.