Lajmet e fundit

Presidenti rus , Vladimir Putin, do të qëndrojë sot në Itali.
Gjatë qëndrimit atje, shefi i Kremlinit do të takojë në Vatikan Papa Françeskun, me të cilin do të bisedojë për krizën në Ukrainë, gjendjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme, si dhe për marrëdhëniet ortodokde-katolike.
Papa, deri më tash, nuk ka marrë anë në krizën në Ukrainë, ndërsa fuqitë perëndimore kanë sanksionuar Rusinë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe nxitjes së trazirave në lindje të Ukrainës.