Lajmet e fundit

Kremlini tha se Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan e kanë zhvilluar një telefonatë ku diskutuan për Ukrainën.
“Shkëmbimi i pikëpamjeve për situatën rreth Ukrainës vazhdoi”, tha Kremlini.
Tutje, thuhet se u diskutua çështja e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës pas bisedimeve të komisionerëve të të drejtave të njeriut nga të dyja vendet në Turqi javën e kaluar.
Po ashtu, bëhet e ditur se u diskutuan edhe eksportet e grurit, mënyrat për të zhbllokuar plehrat ruse dhe energjia.
“Ndër prioritetet është bashkëpunimi në sektorin e energjisë, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi”, tha Kremlini.